Dominues në Itali, Inzagi bën histori me Interin në Europë
Simone Inzagi ka bërë histori në Europë që nga koha kur është trajner i Interit. Faza mbrojtëse ka qenë një nga pikat e rëndësishme të arritjes së rezultateve pozitive.
Nga momenti kur është ulur në stolin e zikaltërve asnjë skuadër në Europë nuk ka bërë më mirë sesa skuadra e Interit në këtë aspekt. Kampionët e Italisë e kanë mbajtur portën të paprekur në 19 nga 33 ndeshje të luajtura në Champions. Ndërkohë që me ndeshjen kundër Arsenalit italianët për herë të parë në historinë e tyre arritën 4 ndeshje radhazi në Champions pa pësuar gol.
Zikaltrit e bënë këtë gjë ndaj Mançester Sitit, Jang Bojsit, Cervena Zvezdës dhe Arsenalit. Interesant është fakti që shpërndarja e vështirësisë së ndeshjes ka qenë e njëtrajtshme. Në letër ka kaluar 2 ndeshje të vështira dhe 2 të lehta.
Formacioni zikaltër ka arritur që të marrë pikë të rëndësishme duke qenë shumë pranë kualifikimit për në raundin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve. Koha kur ekzistonte frika për eliminimet në grupe ka kaluar. Interi ka gjetur rrugën edhe në Europë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"