Donaruma dëshiron Interin, portieri gati për rikthimin e bujshëm në Milano
Asnjë përgënjeshtrim, madje shumë konfirmime në lidhje me një interes të mundshëm të Interit për portierin Xhanluixhi Donaruma dhe dëshirën e këtij të fundit për t’u rikthyer në Milano. Por këtë herë në spondën zikaltër të qytetit.
Sipas “Sky Sport” ekziston një hipotezë në tavolinë dhe ajo qëndron në këmbë. Mbetet për t’u parë se cilat do të jenë hapat e drejtuesve zikaltër në javët e ardhshme për merkaton e verës. Donaruma është në skadencë kontrate me PSG-në në qershorin e vitit 2026 dhe Interi ka shfaqur dëshirën për ta rikthyer në Itali. Edhe vetë Xhixho nuk është fort i kënaqur dhe i bindur për projektin i PSG-së, i cili është duke u zbehur nga sezoni në sezon.
Për këtë arsye edhe ai ka prioritet një tjetër skuadër. Zomer është në fundin e karrierës dhe sigurisht që për të blinduar portën duhet një emër i madh. Sigurisht që një kalim i tillë do të tërbonte milanistët, por në fakt ata u zhgënjyen që në momentin kur Xhixho vendosi të largohej drejt PSG-së.
Ditën e djeshme Auzilio në fakt e mohoi këtë gjë, por mediat janë të bindura se Interi do të bëjë lëvizje në drejtim të lojtarit italian. Ai tha se për momentin nuk ka asnjë mendim në lidhje me Donarumën, të cilin e konsideron një lojtar të madh dhe të rëndësishëm në panoramën e futbollit europian. Gjithçka është e hapur dhe bisedimet mund të nisin në verë. Sigurisht që të futesh në tratativa me PSG-në nuk është aspak e lehtë dhe Interi e di mirë këtë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"