Dorëhiqet trajneri i skuadrës së Kategorisë së Dytë, Gega ulet në stol para ndeshjes me Adriatikun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 24, 2024 | 22:45

Dorëhiqet trajneri i skuadrës së Kategorisë së Dytë, Gega ulet në stol para ndeshjes me Adriatikun

Naftëtari ka pësuar një tronditje në prag të ndeshjes së javës së pestë në kampionat. Trajneri Barjam Fraholli ka dhënë dorëheqjen para ndeshjes me Adriatikun. Ai e mori ekipin kuçovar tri javë përpara fillimit të kampionatit duke shpalosur objektivin për një Naftëtar pretendent, por ecuria në katër javët e para ishte larg pritshmërive.

NAFTETARI 24-25

Në katër javë kuçovarët kanë marrë 4 pikë, me 1 fitore, 1 barazim dhe dy humbje. Pikërisht kjo ecuri jo e mirë e ka detyruar teknikut 57-vjeçar që të japë dorëheqjen nga drejtimi i kuçovarëve. Menjëherë pas tërheqjes së tij, drejtuesit nuk kanë humbur kohë, por kanë gjetur pasuesin e tij. Ai do të jetë Saimir Gega, që do të ketë si ndihmës Endri Koroveshin.

Të dy janë ish-futbollistë të Naftëtarit. Madje, zv.trajneri Koroveshi aktivizohet edhe si futbollist këtë sezon. Ata kanë nisur menjëherë nga puna për përgatitjen e ndeshjes së radhës. Ndaj Adriatikut, në “Bashkim Sulejmani”, do të kërkohet vetëm fitorja.

ARBEN ÇEPANI- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"