Dortmund-Sëlltik, Nuri Shahin kundër trajnerit që e “gozhdoi” në stol te Liverpuli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 1, 2024 | 15:41

Dortmund-Sëlltik, Nuri Shahin kundër trajnerit që e “gozhdoi” në stol te Liverpuli

Trajneri i Dortmundit, Nurin Shahin, i cili mori detyrën në qershor, kaloi një pjesë të sezonit 2012- 13 nën ekipin e Brendan Roxhers, pasi u transferua në Liverpul me formulë huazim nga Real Madrid.

assasadssadsaas

Ai luajti vetëm shtatë herë në Premier Ligë për “Reds”, përpara se të kthehej në klubin e fëmijërisë, Dortmund. Megjithatë, Shahin u tha gazetarëve të hënën se nuk kishte “gjak të keq” mes dyshes dhe se ai i kuptonte vendimet e marra nga Roxhers në atë kohë: “Më pëlqeu çdo seancë me të dhe më dukeshin interesante idetë dhe mënyra e tij e të luajturit. Kam shënuar shumë gjëra për karrierën time” tha “timonieri” i verdhezinjve për kohën në “Anfield Road”.

“Kur merr një telefonatë nga Dortmundi dhe je djalë i këtij qyteti, kthehesh në shtëpi. Kam luajtur në një pozicion të ndryshëm nga ai që luaja më parë. Por problemi ishte se Stiven Xherard luajti në pozicionin tim, kështu që më duhej të përshtatesha”, shtoi Shahin për periudhën e tij të pasuksesshme në Liverpul.

Nuri analizoi edhe kundërshtarin e sotëm: “Po flasim për një skuadër që nuk ka humbur për një kohë të gjatë dhe ishte shumë dominuese në ndeshjen e parë të Ligës së Kampioneve”, e mbylli tekniku i Dortmundit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"