Drejt titullit kampion, por dhe rekordit. Orges Shehi me mision të dyfishtë tek Tirana (TABELA E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 11, 2022 | 15:13

Drejt titullit kampion, por dhe rekordit. Orges Shehi me mision të dyfishtë tek Tirana (TABELA E PLOTË)

Orges Shehi rrezikon rekordin e jetëgjatësisë së Gugash Maganit në krye të Tiranës në Kategorinë Superiore në dekadën e fundit. Numri një i stolit bardheblu deri më sot ka 408 ditë si trajner i Tiranës, ndërsa në krye të renditjes në këtë dekadë është Gugash Magani me 532 ditë si trajner i bardhebluve.

Orges Shehi Tirana

Orges Shehi është shumë pak ditë nga rekordi i Maganit që prej vitit 1995 është trajneri më jetëgjatë i bardhebluve. Përpara Shehi ka vetëm dyshen Rubio, Magani, respektivisht me 532 ditë dhe 436 ditë. Ze Maria ka 481 ditë në krye të Tiranës, por një vit të plotë ai e ka drejtuar skuadrën në Kategorinë e Parë.

Me një llogari të thjeshtë në fund të sezonit, Shehi i ka thyer të gjitha rekordet dhe pret që të kalojë edhe Maganin, gjithmonë nëse është në sezonin e ri trajner i skuadrës bardheblu. Kujtojmë se Shehi e drejton Tiranën prej 48 takimesh.

Ai ka 30 fitore, 10 barazime dhe tetë humbje. Golavarazhi është 90-41, ndërsa në krye të Tiranës ka grumbulluar 91 pikë, duke marrë 2.07 pikë për takim.

Shehi e ka marrë drejtimin e ekipit në fund të janarit të shkuar dhe deri tani ka qenë një nga trajnerët më të suksesshëm të bardhebluve, dhe jo vetëm në Superiore.

trajner]

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"