Drejton ndeshjen e fundit në “timonin” e Mançesterit, Van Nistelroi: Junajtidit i nevojitet një goleador race

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 10, 2024 | 11:50

Drejton ndeshjen e fundit në “timonin” e Mançesterit, Van Nistelroi: Junajtidit i nevojitet një goleador race

Trajneri aktual i “Djajëve”, Rud van Nistelroi pranon se Mançester Junajtid ka nevojë për një golashënues të provuar, nëse dëshiron të konkurrojë me klubet më të mira në Europë.ef9b74c0-9dec-11ef-84f5-171035ac4cfdDy lojtarët kanë vetëm tre gola mes tyre këtë edicion. Van Nistelroi e di se çfarë duhet për të udhëhequr linjën te Mançesterit, pasi ka shënuar 150 gola në 219 ndeshje për klubin gjatë karrierës së tij si lojtar. Ai u rikthye në “Old Trafford” si ndihmës trajner në verë dhe u fut si shefi kujdestar pas shkarkimit të Ten Hag, holandezi pranoi se sulmuesit e rinj në skuadrën e “Djajëve” kanë nevojë për kohë për t’u zhvilluar.

NEVOJA PËR BOMBER – “Unë pajtohem që kur dëshironi të jeni një skuadër e suksesshme në Premier Ligë dhe Evropë, do t’ju duhet një sasi e caktuar e golave. Kjo është e qartë. Këto janë faktet në futboll dhe kjo është arsyeja pse skuadrat më të mira në botë i kanë ata lojtarë. Për momentin, ne kemi futbollist që marrin një sasi të caktuar golash ose asistimesh, por ata janë në një moshë ku ende duhet të zhvillohen. Ekziston potenciali që ata do të jenë, dhe besimi është atje se ata munden. Këtu jemi në këtë moment”. Rud do të përballet me ndeshjen e tij të fundit si trajner i përkohshëm kundër Leistër Sitit në “Old Trafford” të dielën, dhe ende pret të shohë nëse Amad Dialo, i cili shënoi dy herë në fitoren e Europa Ligë ndaj PAOK-ut të enjten, nëse është rikuperuar nga një dëmtim në këmbë.

GRUPI – “Amad u vlerësua dhe ne ende po punojmë për të për ta bërë gati për të dielën, shpresojmë se do të funksionojë”, shtoi ai. Ndërkohë, Luke Shou u kthye në stërvitjen e ekipit të parë të premten pas nëntë muajsh jashtë fushës për klubin e tij, me Kobi Maino dhe Leni Joro jo shumë prapa: “Kobi po përparon edhe në dëmtimin e tij, ai po bën hapat e duhur”, tha Van Nistelroi.

“Ai nuk është ende me ekipin, megjithatë, kjo ka nevojë për pak më shumë kohë. “Pardje [të enjten] (kundër PAOK), ne patëm shumë përfitime nga Kristian (Eriksen) që luajti 30 minuta të mira për (Manuel) Ugarte dhe Mejson (Maunt) duke i kthyer minutat e para. Gjithashtu është mirë që Luk dhe Leni janë në fushë”.

SAIMIR MBËRSI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"