Dribluesi më i mirë në top pesë ligat europiane, Edon Zhegrova u lë “targën” të gjithëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2024 | 21:27

Dribluesi më i mirë në top pesë ligat europiane, Edon Zhegrova u lë “targën” të gjithëve

Edon Zhegrova po kalon një sezon fantastik me fanellën e Lilës në elitën e futbollit francez.  

zhegrova2

Ylli kosovar është lojtari kyç duke shënuar gola të rëndësishëm për francezët. Formën e lartë të sulmuesit kosovar e dëshmojnë edhe statistikat e tij në këtë fillim sezon. Zhegrova udhëheq listës e dribluesve më të mirë në top pesë ligat  europiane. 

Ai ka lënë prapa shumë sulmues të mëdhenj të futbollit europian, si Kilian Mbape, Lamine Jamal, Vinicius Zhunior e Kvaratskhelia. 

25-vjeçari ka 28 driblime të kompletuara këtë sezon në 52 tentime, apo shprehur në përqindje, ai ka kompletuar 54% të driblimeve të tentuara, siç raporton faqja sportive “The Pop Foot”. 

Edon Zhegrova këtë edicion ka gjashtë gola të shënuar në tetë ndeshje, duke përfshirë edhe ndeshjet kualifikuese për Ligën e Kampionëve. 


View this post on Instagram

A post shared by ThePopFoot (@thepopfoot)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"