“Dua të futem në histori si kampion në not”, Gersi Troka në “Panorama TV”: S’jam shpërblyer asnjëherë nga shteti, ja thirrjet e mia
Notari Gersi Troka ka qenë i ftuar ditën e sotme në emisionin sportiv “Panorama Sport’, në “Panorama TV”. Ai foli për eksperiencën në kompeticionet jashtë.
“Kam marrë pjesë në shumë gara kombëtare dhe ndërkombëtare. Kam marrë pjesë në gara në Çeki, Abu Dhabi dhe në Portugali. Kur zura vendin e 10-të në garën e Portugalisë më dha shumë kënaqësi dhe motivim, e kam pasion notin pasi më ka dhënë vetëbesim. E kam nisur 9-vjeç, mami është mbështetësja më e madhe. Noti më bën mirë shpirtërisht dhe fizikisht. Dua të mësoj shumë që të bëhem notar profesionist. Flas pak anglisht, kam krijuar pak shoqëri në kompeticionet e jashtme. Strukturimi jashtë ishte për tu marrë shembull, jo si këtu në Tiranë. Falenderoj bashkinë Tiranë pasi më ka financuar. Duhen më shumë fonde për garën në Argjentinë njëherë thonë po dhe njëherë tërhiqen. I bëj bashkisë thirrje për fonde, është kompeticion i madh atje, ka shumë konkurencë. Bëj shumë aktivitet, stërvitje, punoj, dhe vetëm të dielën e kam të lirë. Jam bërë shumë i fortë pas ikjes së babait, dhimbja të dërgon në një dimension tjetër. Unë lexoj shumë libra. Sjam shpërblyer nga shteti për kompeticionet ku kam marrë pjesë, nga shtetet e tjera po. Ata nuk ndihmojnë njerëzit me aftësi të kufizuar, ju bëj thirrje për të na shpërblyer për punën. Dua të jem kampion që të ngelem në histori. Fëmijët duhet të bëjnë sa më shumë aktivitete, të integrohen sa më shumë. S’jam paragjykuar asnjëherë në shoqëri pasi ata më kanë mbështetur”, u shpreh ai për “Panorama TV”.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"