“Dua të punoj sërish me Gjergjin”, Smajlaj për Panorama TV: Presidentin e dënuan për inat, ja si e nisa karrierën
Izmir Smajlaj fitoi pafajësinë pas akuzave për manipulim rezultate dhe për këtë, atleti shkodran shprehet tepër i lumtur. Në një intervistë për emisionin “Panorama Sport” në “Panorama TV”, Smajlaj thotë se ishte i bindur që do të vihej drejtësia në vend. Ai ka falënderuar të gjithë ata që e mbështetën, si edhe u shpreh i keqardhur për dënimin që mori trajneri i tij dhe sekretari.
Pafajësia? Ndihem shumë i lumtur dhe shumë i gëzuar sepse doja të kthehesha në pista. Kisha 2 vite nën hetim por doli e vërteta që nuk jam i përfshirë detyra ime është të jap më të mirën në garë dhe se çfarë ndodh mbrapa, nuk është përgjegjësi e imja
Akuzat? U fajësova garë nuk ishte një matës ere por sportisti nuk ka përgjegjësi nëse matësi i erës apo elektroniku është apo jo në garë. Detyra ime është të marr pjesë dhe të jap maksimumin.
Janë bërë që nga 2019 dhe kam përjetuar një stres të panevojshëm por e dija që do të dal i pafajshëm dhe isha i bindur. Më vjen keq për trajnerin, presidentin e sekretarin që u dënuan për një gabuim teknik. Janë dënuar njëri 4 vite dhe tjetri 5 vite por ishte një dënim më shumë për çështje inati.
Rikthimi? Po stërvitem intensivisht. Kam kaluar edhe dëmtimin që këputa ligamentin dhe për 2-3 muaj jam gati për të garuar Dua që vitin tjetër të shkoj në olimpiadë dhe besoj se do ia arrij.
Mbështetja? Familja ime e madhe më ka qëndruar afër dhe harrova të falënderoj avokatët Z. Ermir Beta dhe Znj. Romina Zano, përkthyesen zyrtare Znj. Etleva Pushi sepse kanë vuajtur si unë dhe janë gëzuar sa unë.
Kushtet për stërvitje? Kushtet kanë ndryshuar. Komiteti olimpik, Bashkia dhe klubi Tirana na japin mbështetje. Ka pistë të re sepse stërviteshim në rrugë por Shqipërisë i mungon një sallë e mbyllur dhe shpresoj të bëhet që të mos kemi nevojë të ikim jashtë. Mbështetjen e kemi pasur absolute.
Çfarë do të bëja unë për Shqipërinë? Vetëm një sallë të mbyllur “Indoor”. Të paktën 200 metra. Atletika është një sport i varfër nuk është si futbolli dhe të gjithë vijnë me biçikleta dhe shpresoj ta çojmë përpara.
Trajneri? Shpresoj që të bashkëpunoj sërish me Gjergjin sepse është si prind i dytë për mua. Dua që me rezultate të bukura t’ia kaloj mërzinë. Gara më e afërt është në gusht por nuk e di a do të jem i kualifikuar për shkak se nuk kam bërë as një garë për 1 vit.
Pafajësia? E prita vendimin… isha unë në një krah i pafajshëm dhe Gjergji u dënua. Nuk dija si të reagoja. Më erdhi keq për Gjergjin.
Urimet? Më kanë uruar të gjithë në veçanti Briken Calja që e kam shok të ngushtë por dhe Fidel Ylli që ka qenë krah dhe ka besuar te pafajësia ime.
Fillimet? E ka nisur që në moshën 9 vjeçare. Ka qenë dëshira e babait jo e imja. Ishte trajneri Vildan Tufi që ka ndërruar jetë dhe i tha babait ma le djalin në dorë që ta bëj kampion për kërcim e i doli fjala. U bëra kampion Europe dhe me shumë medalje të tjera.
Ka qenë e vështirë t’ia dal por në Shkodër kishim grup të mirë. Kur ke grup të mirë ecën edhe stërvitja mirë. Çdo sport ka vështirësi. Jam stërvitur jashtë, Angli, Kinë e Itali dhe më ka ndihmuar shumë.
Kushtet e jashtme me Shqipërinë? Nuk jemi shumë larg. Na mungon vetëm indor në Shqipëri dhe kemi kushte të plotësuara. Ndihem një sportist i kompletuar.
Deri sa të më lërë takati, do të bëj sport. Nuk dua të largohem kurrë, do të qëndroj në sport si trajner. Luiza Gegën e kam shoqe dhe më ka uruar dhe e falënderoj”, u shpreh Ismajlaj.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"