Duel i ethshëm Holandë-Gjermani, Kuman i bindur: Kush shënon i pari, do të fitojë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 10, 2024 | 9:30

Duel i ethshëm Holandë-Gjermani, Kuman i bindur: Kush shënon i pari, do të fitojë

Ndërsa Ronald Kuman arriti të mposht vendet e mëdha si Gjermania dhe Franca me kombëtaren holandeze në periudhën e tij të parë si trajner, një fitore kaq tingëlluese ndaj një vendi të lartë nuk është arritur ende në periudhën e tij të dytë.

kuman

Kuman shpreson që kjo mund të ndryshojë sonte në “Johan Cruijff Arena” (duke filluar nga ora 20:45).

RIVALI – “Sigurisht që rezultati është shumë i rëndësishëm, por ajo që jam veçanërisht kurioz është nëse mund të vazhdojmë njësoj ndaj një kundërshtari si Gjermania. Goli i parë është një shembull i mirë se çfarë nuk duhet të bëjmë ndaj një grupi si i Nagelsmanit, sepse më pas ju kushton shumë. Nëse e bëjmë këtë mirë, mund të fitojmë. Dhe sigurisht kundërshtari i sotëm është një ekip shumë i mirë me lojtarë të mëdhenj. Por edhe ne kemi edhe talente të nivelit botëror”, tha Kuman.

ÇËSHTJA DEPAI – Ndërsa trajneri i kombëtares Ronald Kuman nuk la asnjë keqkuptim javën e kaluar për të ardhmen e Steven Berguijn si lojtar ndërkombëtar pas transferimit të tij në Arabinë Saudite, ai e mban të hapur opsionin për të vazhduar të zgjedhë Memfis Depai, nëse ai luan për ekipin brazilianin të Korintians.

Depai është gati të nënshkruajë një kontratë dyvjeçare me klubin nga Sao Paulo. Tekniku i “Tulipanëve” preferoi të mos e komentonte ende, por tregoi se sipas tij është një histori ndryshe nga ajo e Berguijn. “Ende nuk është se hapi është përfundimtar. Tani po flisni nëse, nëse, nëse. Por ju gjithmonë shikoni fitnesin dhe nivelin e konkurrencës. Kështu mendova në rastin e parë dhe mund të jetë ndryshe në Memfis. Niveli i konkurrencës është i ndryshëm. Por varet nëse ai është në formë, do të luajë dhe do të arrijë nivelin e tij. Kjo është gjëja më e rëndësishme”.

SULMI – Në mungesë të Depai, lojtarët e tjerë do të kenë mundësinë të luajnë në pozicionin e sulmuesit. Joshua Zirkze e nisi ndeshjen kundër Bosnjë dhe Hercegovinës. Këtë e përfundoi shumë bindshëm me një gol dhe një asistim. Para ndeshjes kundër boshnjakëve, Kuman tashmë ka bërë të ditur se do të ishte radha e sulmuesit të Ajaksit, Brian Brobei ndaj Gjermanisë:

“Doja t’i shihja të dy lojtarët gjithsesi. Sepse kemi ndryshime edhe në grup. Gjithashtu në pozicionin e pykës. Unë kam bërë zgjedhjen time. Brobei mund të kishte luajtur edhe karshi Bosnjës, por unë e bëra këtë zgjedhje sepse mendoj se do të kemi hapësirë në tranzicion. Do të doja të them edhe një gjë për këtë. Nuk duhet të ketë shumë presion për Brian.

Është vetëm një zgjedhje dhe një pozicion nuk përcaktohet në një ndeshje. Isha i lumtur me ndeshjen e Joshuas dhe kam besim se Brian do të tregojë cilësitë e tij”, mbylli Ronald Kuman, duke pohuar se Brobei do jetë shtylla e ekipit kundrejt Gjermanisë në majë të fazës ofensive.

Përgatiti: SAIMIR MBËRSI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"