Dueli Atletiko-Leverkusen, Ksabi Alonso: Bonifejs gati, nuk e kemi frikë rivalin
Ksabi Alonso nuk e ka përjashtuar mundësinë që Viktor Bonifejs të kthehet në skuadrën kundër Atletiko Madridit, raporton “BSNSports.com.ng.”Bonifejs është ende duke punuar për të rifituar gjendjen e plotë dhe Alonso pranoi se ndeshja e fundit e Bundesligës erdhi shumë shpejt për sulmuesin nigerian. Para dëmtimit të tij, nigeriani kishte një rekord mbresëlënës, duke shënuar tetë gola në 15 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon.
“Ekziston një mundësi, por ne ende duhet të monitorojmë se si ndihet ai ditë pas dite. Përsa i takon ndeshje me Atletikon, të gjithë e dimë se sa e vështirë është të luash në fushën e tyre. Megjithatë e kemi treguar se jemi solid në paraqitje, të tillë do jemi edhe sonte në Madrid”, tha Ksabi.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"