Dueli i Ligës së Kampioneve në Gjermani, Gjimshiti: Çdo pikë është e vlefshme me këtë format

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 2, 2024 | 18:33

Dueli i Ligës së Kampioneve në Gjermani, Gjimshiti: Çdo pikë është e vlefshme me këtë format

Berat Gjimshiti kthehet sot përsëri në fushën e lojës në Ligën e Kampioneve në një ndeshje që mund të jetë kyç për ecurinë e Atalantës në këtë turne. Skuadra e tij ndeshet në fushë asnjanëse në Gjermani me Shakhtar Donjetck, me fitoren që është padyshim një objektiv për skuadrën italiane.,

gjimshiti

“Shakhtar Donjetck ka lojtarë të rrezikshëm përpara, duhet të tregohemi të vëmendshëm dhe të mundohemi të bëjmë ndeshjen tonë. Pësojmë më shumë gola në krahasim me të kaluarën? E vërtetë, por po punojmë. Mundohemi të bëjmë më mirë duke korrigjuar gabimet, siç ka qenë gjithmonë në këto vite.

Në të vërtetë ka shumë ndeshje për të luajtur këtë vit me këtë format të ri të Ligës së Kampioneve, por çdo pikë është e rëndësishme nëse kërkon kalimin e turit. Me Arsenalin fituam një pikë të mirë, por kjo është një ndeshje tjetër, me vështirësi të tjera”, tha Gjimshiti për “Sky Sport” para ndeshjes në Gjermani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"