Dueli kundër Shtutgartit, Karvahal: Ne e kemi për detyrë që të luajmë vetëm për fitoren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2024 | 15:21

Dueli kundër Shtutgartit, Karvahal: Ne e kemi për detyrë që të luajmë vetëm për fitoren

Dani Karvahal ka thënë se Reali i Madridit e ka për detyrë që të luajë për ta fituar Champions-in, pavarësisht se e sheh një mision të vështirë.dani“Ndeshjet e para në çdo kompeticion janë të rëndësishme. Me formatin e ri dhe duke luajtur në shtëpi duam që ta fitojmë këtë kompeticion sepse e dimë çfarë do të thotë për klubin tonë. Duam që të luajmë në sulm nga minuta e parë dhe për t’i mos i dhënë asnjë shans rivalit. Sa i përket Viniciusit e kuptuam që po e ofendonin. Dhe sigurisht që kur ofendohesh do të reagosh. Shtutgarti është një ekip shumë i ri dhe që i pëlqen të luajë me topin. Duhet të jemi të duruar dhe të vëmendshëm. Duhet që topin ta zotërojmë ne. Champions? Do të ishte diçka e çmendur në rast se e fitojmë sërish këtë kompeticion. Por ne si Reali i Madridit na takon që ta tentojmë diçka të tillë”, ka thënë Karvahal.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"