Dueli ndaj Elbasanit, Shkëmbi kërkon zëvendësin e Ernest/ Ja si pritet të rreshtohet Tirana
Bledi Shkëmbi ka kthyer diktaturën e stërvitjes dy herë në ditë te Tirana. Veç kësaj, bardheblutë janë duke punuar për formacionin që do të luajë ndaj Elbasanit. Shumë prova janë bërë, por duket se Shkëmbi do të hedhë në fushë një formacion që nis me Selmanin.
Mbrojtja do të jetë me Kola, Dembele, Mici. Nga krahët janë Përgjoni dhe Ndreca. Në mesfushë do të luajë Rafael, Soler e Meta dhe më para Zharmuni e Prengaj.
Te Tirana, Emanuel Ernest do të mungojë për shkak të kartonit të kuq të marrë në sfidën me Bylisin, pas pamjeve VAR. Bardheblutë shpresojnë që sulmuesi të mos dënohet më shumë se dy javë, sepse në të kundërt humbet sfidën me Partizanin. I dyti lojtar që nuk do të jetë është Ismajli.
Mesfushori ka një tërheqje dhe humbet tre javë kampionat. Me shumë mundësi kthehet pas derbit. Në të njëjtën situatë është edhe Rimal Haxhiu. Edhe sulmuesi do të mungojë tri javë dhe nuk do të jetë as në sfidën derbi. Edhe Aldi Gjumsi nuk luan dhe me të bëhen katër të dëmtuar.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"![](https://www.panorama.com.al/sport/wp-content/static/klikoperkepanoramaonline.jpg)