Dueli përballë skuadrës së Alen Sherrit, Milanit nuk i ndodhte një situatë e tillë që në kohën e… Brigelit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 9, 2024 | 23:09

Dueli përballë skuadrës së Alen Sherrit, Milanit nuk i ndodhte një situatë e tillë që në kohën e… Brigelit

Kaljari dhe Milani janë ndarë sot në një barazim 3-3 në Serinë A, në një sfidë ku në fushën e lojës ishte titullar edhe portieri shqiptar Alen Sherri.

sdfdfdsfsdfsdsfsfd

Kjo sfidë në fakt protagonist kryesor kishte mbrojtësin Gabriele Zapa. Futbollisti 24-vjeccar i Kaljarit, në krahun e djathtë vuri në vështirësi shumë të mëdha Teo Hernandez dhe shënoi dy gola e pa t’i anulohej një tjetër. Goli i tij në minutën e  89-të, me një goditje spektakolare fluturimthi ishte ai që vulosi barazimin 3-3.

Sipas të dhënave të Opta, Milani nuk kishte pësuar dy gola në një ndeshje nga një mbrojtës që nga viti 1986. Lojtari i fundit i prapavijës që i kishte shënuar dygolësh kuqezinjve ishte ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Hans Peter Brigel, i cili asokohe luante me fanellën e Sampdorias.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"