Dueli special në Korçë/ Goli në frymën e fundit trishton babin dhe vajzën e Shkëmbit, festojnë të afërmit e… Manellarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 26, 2024 | 20:32

Dueli special në Korçë/ Goli në frymën e fundit trishton babin dhe vajzën e Shkëmbit, festojnë të afërmit e… Manellarit

Tirana dhe Laçi ndanë pikët në duelin e zhvilluar mbrëmjen e sotme në Korçë që u mbyll me shifrat 1-1. Të pranishëm në shkallët e stadiumit ishin të pranishëm afro 200 sportdashës, teksa ra në sy prezanca e familjarëve të dy trajnerëve të Tiranës, Shkëmbi dhe Lilaj si dhe e të afërmve të mesfushorit të Laçit, Isi Manellari, i cili është me origjinë nga zona e Korçës. 

WhatsApp Image 2024-10-26 at 20.30.22 (1)

Babi i trajnerit Bledi Shkëmbi, qëndronte në tribunë së bashku me vajzën e madhe të  teknikut korçar, teksa përjetuan zhgënjim në momentin që skuadra e Laçit, barazoi sfidën në frymën e fundit, ndërkohë që në krahun tjetër pati një festë të të afërmve të Manellarit, që ishin të pranishëm në stadium për të mbështetur mesfushorin.  

WhatsApp Image 2024-10-26 at 20.30.22

Në fund pati edhe një takim të ngrohtë mes drejtuesit të Laçit, Edmond Haxhia dhe babait të Shkëmbit. Pavarësisht se luhej në një fushë neutrale, në fushë si dhe në tribuna mbizotëroi “fair-play”.    

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"