Dueli Vllaznia-Tirana do të nisë me 20 minuta vonesë, ja arsyeja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 25, 2024 | 19:50

Dueli Vllaznia-Tirana do të nisë me 20 minuta vonesë, ja arsyeja

Dueli mes Vllaznisë dhe Tiranës do të nisë me 20 minuta vonesë. Këto janë raportimet e fundit që vijnë nga Shkodra. Arsyeja? Një problem në sistemin VAR ka detyruar zyrtarët e sfidës që të marrin këtë vendim. 

loro borici

Ngelet për t’u parë nëse ky problem do të zgjidhet gjatë 20 minutave të shtyrjes së sfidës, apo do të pasohet me një tjetër vendim. 

Një tjetër arsye e shtyrjes së sfidës, është dhe mbërritja me vonesë e tifozëve të Tiranës, të cilët ishin bllokuar në trafik. Një numër i konsiderueshëm autobusash kanë udhëtuar nga kryeqyteti në mbështje të bardhebluve.

Vlen të theksohet fakti se “Klasikja” mes Vllaznisë dhe Tiranës ishte planifikuar të startonte në orën 20:00. Ky duel është i vlefshëm për javën e dytë të Superiores.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"