“Duhej të ishim më të qetë në zonë”, Fagu pas eliminimit të Tiranës nga Kupa: Nuk kam asnjë peng veç golit të dytë
Erbim Fagu ka vlerësuar ndeshjen e skuadrës ë tij, edhe pse kjo e fundit u eliminua një hap larg finales së Kupës së Shqipërisë. Trajneri i Tiranës ka vlerësuar bardheblutë për ndeshjen ndaj Kukësit, ku sipas tij vetëm qetësia që i mungonte lojtarëve në zonë nuk solli një gol që do të hapte kualifikimin.
“Jam i zhgënjyer për eliminimin se krijuam volum loje. Kishim gjithë kohës topin. Kukësi u mbrojt mirë, nuk arritëm të shënonim golin e dytë që mund të na lironte më shumë. Tani të shohim përpara se kemi kampionatin tashmë.
Ne u munduam gjatë gjithë kohës të shënonim golin e dytë, por presioni i rezultatit… Duhej të ishim më të qetë në momentet vendimtare kur ishim në zonë për të shënuar. Ky ishte ngërçi që nuk arritëm të shënonim edhe golin e dytë.
Përveçse shënimit të golit të dytë që duhet të ishim më të qetë, nuk kam ndonjë peng se bëmë ndeshje të mirë. Duhet ët shohim para”, tha Fagu pas ndeshjes për “MCN”.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"