“Dukeshim si gjimnazistë që kishin ardhur për ekskursion në Vlorë”, Bellai: Këta hedhin lekë a shkabë se kur duhet të ndërhyjë VAR-i

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 12, 2024 | 18:40

“Dukeshim si gjimnazistë që kishin ardhur për ekskursion në Vlorë”, Bellai: Këta hedhin lekë a shkabë se kur duhet të ndërhyjë VAR-i

Trajneri i Vorës, Arjan Bellai, u shfaq tepër i zhgënjyer nga performanca e ekipit të tij pas disfatës, 3-0 që skuadra e tij regjistroi në transfertë ndaj Flamurtarit.  

bandicam 2024-09-12 18-30-53-900

“Asgjë nuk shkoi mirë, pjesën e parë nuk ishim aspak mirë. U duk sikur ishim ndonjë klasë apo gjimnaz që kishim ardhur në Vlorë për të kaluar një pasdite të këndshme. Duhet ta kishim menduar që luanim në transfertë dhe jo në fushën tonë. Pjesa e parë nuk ishte fare për ne. Pjesën e dytë u futëm në lojë, patëm disa raste, por ky është futbolli. Duhet të punojmë më shumë dhe të rrimë kokulur në ndëshjet që humbasim.

Gabime kemi bërë edhe në ndeshjet që kemi fituar. Sot bëmë më shumë, gjithsesi duhet të punojmë dhe të ecim përpara.  

Flamurtari na mbuloi shumë mirë kur ne munduam të ndërtonim lojën nga mbrapa. Ky ishte problemi ynë kryesor në pjesën e parë dhe vendosëm që t’i zgjidhnin me topa të gjatë nga Ruçi.

Gabime kemi bërë edhe në ndeshjet që kemi fituar. Sot bëmë më shumë, gjithsesi duhet të punojmë dhe të ecim përpara.  

Flamurtari na kishte lexuar më mirë. Ja arritën qëllimit. Nuk është se i kishim mbivlerësuar ne. Nuk ishim në përgjithësi të gjithë. Nuk është se bëmë vetëm një gabim. Pjesa e para duhet të ishte 0-0. Nuk e di pse duhet VAR-i në Kategorinë e Parë, këta hedhin lekë a shkabë se kur duhet të ndërhyjë VAR-i.  

Edhe ndeshjen e parë edhe të dytë po këtu nuk ndërhyri VAR-i. Tek topi që hoqi Ruçi besoj se është faull i pastër. Portieri më tha 100 % që ndërhyri. Kemi punuar gjithë javës për këtë ndeshje, nuk mund të vish në Vlorë dhe të transformohesh 100 %. Sot nuk shkoi asgjë. Fajin e kam unë. Thjesht do punojmë, për 3 ditë kemi një ndeshje tjetër të rëndësishme brenda.  

Thjesht nuk dolëm në lojën tonë. Në fazën përgatitore, ndeshjet i luajtëm në fushë me bar natyral. Nuk e vë fajin te fusha, e ve te vetja i pari. Duhet të futesha në psikologjinë e futbollistëve”, u shpreh Bellai për emisionin “Super Gol” në RTSH.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"