Dy dilema për formacionin e Milanit, Fonseka s’ka shumë zgjedhje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2024 | 14:25

Dy dilema për formacionin e Milanit, Fonseka s’ka shumë zgjedhje

Vështirësitë e nisjes së sezonit e ndërlikojnë edhe më shumë zbardhjen e formacionit të Milanit në derbin e nesërm.milanLajmi i mirë, për momentin, është vetëm rikuperimi i Mjak Menjasë. Portieri francez, i lindur në vitin 1995, duket se është rikuperuar nga trauma e rëndë në gjurin e djathtë të pësuar kundër Liverpulit në Champions. Dhe pa ndonjë surprizë, ai do të jetë titullar në derbit kundër Interit.

Në rast nevoje, megjithatë, i riu Lorenco Torriani (datëlindja 2005), është gati. Formacioni i mundshëm i Djallit për derbin Inter-Milan, për pjesën tjetër, , nuk duhet të ndryshojë shumë nga ai që humbi keq të martën. Një balotazh në mbrojtje, në të djathtë, midis Kalabrias dhe Rojalit.

Dilema tjetër prek një në mes të mbrojtjes, ku Gabia mund të luajë në vend të Tomori përkrah Pavloviçit. Loftus-Çik dhe Fofana duhet të shihen përsëri në mesfushë para mbrojtjes, me Pulisiç, Reijnders dhe Leao që mbështesin spanjollin Morata në sulm.0PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"