Dy futbollistët kuqezi i dhanë lamtumirën Kombëtares, mesazhi i Silvinjos: Kanë shkruar historinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 2, 2024 | 11:47

Dy futbollistët kuqezi i dhanë lamtumirën Kombëtares, mesazhi i Silvinjos: Kanë shkruar historinë

Në fund të konferencës për mediat, trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo falenderoi dy futbollistët që i dhanë lamtumirën Kombëtares. Ai u shpreh se si Cikalleshi dhe Gjasula kanë shkruar historinë.bandicam 2024-09-02 11-10-40-956“Kam një vit e gjysëm këtu, flasim për dy lojtarë që kanë bërë historinë për Shqipërinë. E di që kanë bërë mesazhe në Instagram, kam qenë trajner i të dyve dhe dua të falënderoj Cikalleshin dhe Gjasulën. Edhe në emër të Federatës, të tregoj mirënjohjen për Sokolin dhe Klausin, dy lojarë që kanë dhënë një kontribut të madh në fushë me fanellën kuqezi, gjithmonë me përkushtim, të palodhur në çdo ndeshje. Dua t’i falënderoj për punën dhe zemrën që kanë treguar të dy në mënyrë perfekte për ne”, deklaroi Silvinjo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"