Postuar: Gusht 19, 2024 | 20:58
Dy golat e shpejtë nuk prodhojnë fitues, Gjilani ndal Ballkanin e Ilir Dajës
Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani ka siguruar vetëm një pikë në përballjen kundër Gjilanit. Ndeshja u zhvillua në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, teksa përfundoi në barazim 1-1.
Vendësit kaluan të parët në epërsi me golin që e realizoi Robert Rrahmani në minutën e gjashtë. Ai shënoi supergol me goditje nga distanca. Por, gëzimi i gjilanasve zgjati shkurt. Një minutë më vonë, Ballkani barazoi rezultatin. Në minutën e shtatë shifrat në 1-1 i barazoi mesfushori brazilian, Queven Inacio.
Ballkani ndeshjen e parë e fitoi në Suharekë kundër Dukagjinit, 2:0, kurse për Gjilanin është barazimi i dytë. Në ndeshjen e parë luajti me Llapin në Podujevë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"