Dy “kantiere” të hapura, por Spanja sheh Botërorin. Ja si ndryshojnë “Furitë e kuqe”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 16, 2024 | 14:40

Dy “kantiere” të hapura, por Spanja sheh Botërorin. Ja si ndryshojnë “Furitë e kuqe”

Një Spanjë kampione e së tashmes, por edhe e së ardhmes. Ky është mësimi i Europianit 2024, një ekip që ka mbërritur në majën e futbollit në Europë dhe ka treguar dominim total ndaj të tjerëve.

tery

Por interesant është fakti që ka një moshë mesatare shumë të re dhe i vë lojtarët në pozita që të shohin nga e ardhmja. Bëhet fjalë për Botrërorin dhe finalen e tij që do të luhet më 19 korrikun e vitit 2026 në Nju Xhersi të Amerikës. Spanja do të rikthehet në aktivitet për më pak sesa 2 muaj. Do të duhet që të mbrojë kurorën e Ligës së Kombeve, më 5 shtator kundër Serbisë në Beograd dhe 3 ditë më vonë me Zvicrën. Baza e lojtarëve sigurisht që do të jenë 26 futbollistët që ishin në Europian, por do të ketë edhe ndonjë ndryshim për të tjerët që të përgatitet grupi për Kupën e Botës.

PORTA- Unai Simon është 27 vjeç, David Raja 28 dhe Aleks Remiro 29 vjeç. Janë në kohën e tyre të artë të karrierës dhe Botërori do të jetë në moshën e tyre ideale për një portier. Janë pjesë e një grupi lojtarësh që janë rritur bashkë dhe sigurisht që Unai Simon do të jetë sërish titullari. Nuk ka në horizont asnjë portier tjetër që mund t’i marrë vendin apo ta kërcënojë. Kjo do të thotë që porta e Spanjës është e blinduar për të ardhmen. Është një portier që jep garanci në katërkëndësh dhe që luan shumë mirë me këmbë. Kjo është një armë e fortë për këtë skuadër.

KRAHU I DJATHTË- Dani Karvahal është në një moment të jashtëzakonshëm. Finalja e tij ishte e jashtëzakonshme nisur nga i gjithë sezoni që po bën. Në vitin 2026 do të jetë 34 vjeç dhe është një moshë që një lojtar krahu mund të rrezikojë. Por ecuria që ka pasur dhe rendimenti i tij janë të jashtëzakonshme. Ai që nuk do të jetë në Botëror sepse finalja e Europianit ishte e fundit që luajti me kombëtaren. Pedro Porro është kandidati për ta zëvendësuar. Është një zonë ku trajneri De La Fuente do të ketë shumë punë në të ardhmen. Duhet patjetër të gjendet një zëvendësues i denjë për Karvahalin, por nuk është aspak e lehtë.

QENDRA- Laport do të jetë 32 vjeç dhe ka vendosur që karrierën e tij ta vazhdojë në Ligën arabe, që nuk është aspak për t’u vlerësuar. Në Europian ishte një nga lojtarët më të mirë të këtij reparti. Luajti me autoritet absolut dhe kjo do të thotë se në Botëror ai do të ketë një moshë që mund ta vërë në pikëpyetje. Spanja ka gati Kurbashin, i cili po pret momentin e tij. Le Normo sot është 27 vjeç, Vivian 25 vjeç dhe do të jenë pjesë e procesit të rritjes. Por të tjerë lojtarë që po presin ftesën janë Moskera, Huijsen dhe Paçeko.

E MAJTA- Mark Kukureja ka bërë një ndryshim rrënjësor në atë pozicion. Sot nuk ka asnjë që mund ta konkurrojë. Por edhe për të ardhmen fanella e titullarit është e tija. Është vetëm 25 vjeç. Nga ky Europian largohet si një idhull kombëtar. Ka fituar ndaj të gjithë botës, brenda dhe jashtë fushës së lojës. Pas shpinës së tij është Grimaldo, Balde, Gutierrez, Fran Garsia, Miranda, Moreno dhe Gaja. Spanja është e mbuluar mirë në krahun e majtë.

MESFUSHA– Rodri është 28 vjeç dhe Zubimendi 25 janë dhe do të jenë shefat e lojës spanjolle. Kanë moshën perfekte për të mbërritur në Botëror. Për mesfushorin e Sitit nuk mund të themi dot asgjë. Është më i miri në botë në pozicionin e tij dhe u shpall lojtari më i mirë i Europianit. Mbetet për t’u parë nëse do të surprizojë në garën për “Topin e Artë”. Në Berlin kundër Anglisë do të luajë Zubinendi që është lojtari zëvendësues i tij. Aleiks Garsia te Leverkuseni është një alternativë serioze për t’i besuar në të ardhmen.

BESIM- Në zonën e mesfushës më të avancuar Spanja gjithashtu ka alternativa fantastike. Pedri është 21 vjeç, Fermin po ashtu, Aleks Baena është 22 dhe Gavi do të mbushë 20 vjeç në gusht. Sanset është 24. Të gjithë janë të destinuar për t’u bërë kampionë të mëdhenj në të ardhmen. Të vetmit që do të kapin të 30-tat për Botërorin janë Fabian Ruiz dhe Mikel Merino dhe një tjetër që mund të shkëlqejë është Dani Olmo. Në Botëror do të shkojë 28 vjeç. Pas tyre janë Barrios, Unai Gomesh, Havi Guerra dhe Iker Munjoz.

KRAHËT- Lamin Jamal do të jetë 18 vjeç në Botëror dhe Niko Uillmas do të jetë 22. Një çmenduri për një brez të frikshëm të Spanjës. Imagjinoni nëse do të vazhdojnë në këtë mënyrë. Edhe Ferran Torres do të jetë 26 vjeç. Serxho Gomez tek Sociedadi mund të japë një dorë në të ardhmen, por edhe Rikelme, Brajan Zaragoza dhe Zheremi Pino. Ky i fundit po rikthehet nga dëmtimi.

SULMI- Për Alvaro Moratën viti 2026 duket pa ki largët. Sigurisht që do të jetë edhe ai në kombëtare, por për momentin nuk po e mendon aspak. Hozelu dhe Ojarzabal me shumë mundësi nuk mund të jenë. Kështu që trajneri këtu ka një kantier të hapur dhe duhet të punojë për të gjetur patjetër lojtarin që do t’i besojë sulmin. Majoral është i dëmtuar, por kurrë nuk ka qenë vendimtar me kombëtaren. Omorodion dhe Abel Ruiz janë disa lojtarë të besueshëm, por mbetet për t’u parë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"