Dy mesfushorë mbajnë në ankth Flamurtarin, por Frashëri dhe Beqaj janë gati për Agostinelin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2024 | 11:42

Dy mesfushorë mbajnë në ankth Flamurtarin, por Frashëri dhe Beqaj janë gati për Agostinelin

Faza e dytë nis me lajme të mira në Vlorë. Portieri Stivi Frashëri ka kaluar dëmtimin. 34-vjeçari u dëmtua në ndeshjen me Kukësin në transfertë. Dhimbja ishte e madhe dhe pas ekzaminimit rezultoi se kishte pësuar tërheqje në muskulin kuadriceps. Pas kësaj, korçari u zëvendësua nga Ariol Kaloshi.

frasheri beqja, oshafi, d.pjeshka, kaloshi flamurtari

Rikuperimi i Frashërit zgjati shumë, ndërsa shpresohej që të mund ta kalonte për tre javë, por nuk ndodhi kështu. Ai mungoi për më shumë javë, ndërsa në këto ndeshje është duke marrë gjendjen fizike nën mbikëqyrjen e përgatitësit atletik. Në tjetër lajm pozitiv vjen nga infermieria edhe për Fabian Beqjan. Edhe ky i fundit njësoj si portieri Frashëri, pësoi dëmtim të muskulit të kuadriceps. Edhe Beqja e ka lënë pas dëmtimin tashmë. Por ai nuk është në gjendjen e tij më të mirë fizike dhe është duke punuar në këtë drejtim. E ndërsa dëmtimi është kaluar si për Frashërin dhe për Beqjan, gjithçka varet tashmë nga aftësia e fitimit të gjendjes fizike.

DËMTIMET – E ndërsa ka marrë lajme pozitive për dy lojtarë, pavarësisht se nuk i ka gati plotësisht për shkak të gjendjes, trajneri Andrea Agostineli është me “dhembje koke” për dy të tjerë. Idriz Batha ka shfaqur përsëri shqetësime. Ai po ndjen ende dhembje në pulpë. Burime pranë lojtarit thanë për “Panorama Sport”, se ai sot pritet t’i nënshtrohet një rezonance për të parë dëmtimin. Shqetësime edhe për Fernando Armando dos Santos. Braziliani ka dhembje në muskujt e barkut. Pak ditë më parë Fernando ka bërë rezonancën dhe tashmë pritet përgjigjja e saj për të parë nëse dëmtimi është serioz ose jo.

KUPA E SHQIPËRISË – Flamurtari kërkon të ecë sa më larg në këtë kompeticion. Ndeshja me Besën pritet me interesim të lartë. Duke qenë se luajnë përballë një kundërshtari direkt në kampionat, vlonjatët janë të dënuar për ta kaluar këtë ndeshje. Megjithatë, trajneri Agostineli pritet që t’i japë minuta edhe lojtarëve që nuk janë aktivizuar. Prioritet mendohet se do t’u jepet mesfushorëve Jose Kobian, Ali Adem, Trimor Selimi dhe sulmuesit Ardit Hoxhaj. Gjasat janë që mund të marrë minuta edhe portieri Stivi Frashëri.

ERMAL SIKA- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"