Dy miqësore kundër Maltës, trajneri Cungu zbardh listën me 20 futbollistët e grumbulluar të Kombëtares U-19

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 18, 2023 | 10:21

Dy miqësore kundër Maltës, trajneri Cungu zbardh listën me 20 futbollistët e grumbulluar të Kombëtares U-19

Trajneri i kombëtares U-19, Armando Cungu ka zbardhur listën me emrat e 20 futbollistëve që do të grumbullohen për dy takimet miqësore kundër përfaqësueses së Maltës. Ndërkohë që ditën e hënë do të nisin përgatitjet për sfidat e planifikuara tani në mars. Kombetarja_u19_stervitje_grumbullim_treditor_tropikal_shkurt_2023_2-2048x1365

Lista e lojtarëve kuqezinj të grumbulluar është e përbërë jo vetëm nga futbollistë që aktivizohen në kampionatin vendas, por shumica prej tyre vijnë nga jashtë Shqipërisë. Një pjesë e këtyre lojtarëve kanë qenë edhe më parë pjesë e ekipit kombëtar U-19, ndërsa në listën e lojtarëve të thirrur nga trajneri Cungu bien në sy edhe emra që aktivizohen e luajnë në klube të mëdha europiane si: Elliot Krasniqi (Tottenham Hotspur), Ervin Bashi (Ac Milan), Elton Fikaj (Panathinaikos), Ardit Nuredini (Udinese), Adijat Seferi (Hoffenheim) e shumë të tjerë.

Kombëtarja U-19 do të niset të hënën në mëngjes drejt Maltës dhe do të zhvillojë të gjitha seancat stërvitore në Maltë. Miqësorja e parë e Kombëtares U-19 kundër përfaqësueses malteze është planifikuar të zhvillohet më 23 mars në ora 11:30, ndërsa miqësorja tjetër është programuar të luhet tre ditë më vonë, më 26 mars në ora 11:00.

Stafi teknik i ekipit kombëtar U-19, me në krye trajnerin Armando Cungu do të ketë mundësinë të testojë grupin në një grumbullim që do të zgjasë rreth një javë në Maltë dhe të provojë ekipin dhe lojtarë të rinj e të talentuar që vijnë në ekipin kombëtar U-19. Ndeshjet ndaj Maltës konsiderohen si shumë të rëndësishme për ekipin kombëtar U-19, në kuadër të përgatitjeve për eliminatoret e Kampionatit Europian për këtë grupmoshë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"