Dy mungesa dhe konfirmime, hartohet plani i Partizanit për ballshiotët e Dedes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 4, 2024 | 20:15

Dy mungesa dhe konfirmime, hartohet plani i Partizanit për ballshiotët e Dedes

Partizani vijon përgatitjet për ndeshjen e nesërme kundër Bylisit në stadiumin “Arena e Demave” në orën 19:00. Trajneri Veselinoviç e ka skuadrën thuajse të plotë, përveç krahut të majtë, ku nuk pritet të jenë pjesë e organikës Paulo Buxhelaj dhe Vangjel Zguro.

PARTIZANI STERVITJE

I pari ka pësuar një dëmtim në gju dhe vijon trajtimin nga ana e mjekëve, ndërsa Zguro vijon të jetë i pezulluar nga klubi të paktën edhe për këtë ndeshje. Edhe Domgjoni, ardhja e re, nuk pritet të jetë në dispozicion, teksa të gjithë të tjerët janë nën urdhrat e Veselinoviç.

Sa i përket formacionit, kundër Egnatias gjërat shkuan mirë për ekipin e kuq dhe pritet që trajneri Veselinoviç të mos bëjë ndryshime. Në mbrojtje pritet sërish Bytyçi nga e majta, teksa konfirmohet edhe dyshja SembenePreka në qendër. Në mesfushë Ismailit pritet t’i jepet një fanellë titullari pas golit në ndeshjen e shkuar. Në sulm ka balotazh në qendër, por Mba shihet si favorit.

partizani

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"