Dy mungesa dhe ndryshime në formacion, si pritet të rreshtohet Tirana
Bardheblutë do të kenë mungesa të rëndësishme në takimin me Vllazninë. Së pari është Zharmuni. Sulmuesi është operuar në sy dhe po stërvitet, e gjasat janë që ta nisë nga stoli.Po kështu, jashtë për këtë ndeshje janë Kola dhe Soler. Dyshja ka nga katër kartonë të verdhë dhe janë të pezulluar për shkodranët. Në këto kushte, Magani po mendon një strategji ndryshe. Të paktën në repartin e mesfushës ku mungesat dhe hemorragjia kanë qenë të mëdha.
Gjithsesi, zgjidhja e Maganit është brenda skuadrës. Henry Marku me shumë mundësi do të luajë para mbrojtjes edhe pse Tola ka një shans për të qenë titullar. Për momentin, Haxhiu ka fituar duelin me Gjumsin, ndërsa në sulm do të jenë Ndreca, Prengaj dhe Abah. Në stol, Bajroviç, Zharmuni e me radhë.
Lajmi i mirë është që bardheblutë nuk kanë asnjë futbollist të dëmtuar dhe kjo është plus për Maganin dhe tiranën e tij. Në dy sfidat e para me Vllazninë dy skuadrat kanë shënuar 11 gola së bashku, pesë nga bardheblutë dhe gjashtë nga shkodranët.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"