Dy mungesa kundër Teutës, ja si paraqitet situata te Dinamo

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2024 | 20:20

Dy mungesa kundër Teutës, ja si paraqitet situata te Dinamo

Dinamo do të ketë mungesa edhe në ndeshjen e radhës me Teutën, e vlefshme për javën e 6- të të kampionatit.dinamoBlutë nuk do të kenë në dispozicion dy sulmuesit anësorë, Qardaku dhe Nani. Lojtari shkodran kërkon ende kohë pas dëmtimit të pësuar para ndeshjes me Elbasanin, kurse portugezi ka dëmtuar gjurin në stërvitje.

Që të dy kanë munguar në dy ndeshjet e fundit dhe stafi teknik dhe ai mjekësor nuk kanë arsye që të rrezikojnë, pasi kanë një organikë të plotë. Nga dëmtimi është kthyer mesfushori Klevi Qefalija, i cili ishte në stol për ndeshjen me Skënderbeun, por nuk mori asnjë minutë. Ndeshja me Teutën luhet ditën e diel, në Durrës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"