“Dy ndeshjet e fundit nuk ishin më të mirat”, Ismajli është i bindur: Nuk do jemi kalimtarë në Europian
Mbrojtësi i Kombëtare shqiptare, Ardian Ismajli, shpjegon se ndeshjet e fundit të kuqezinjve nuk kanë qenë më të mirat, por ai insiston se ekipi ka kualitet dhe do të jetë protagonist në Europian.
“Të gjithë e dimë që në 20 minutat e fundit me Moldavinë dhe sot nuk ishte ndër më të mirat tona. Por jemi në vendin e parë në grup dhe nuk është se do harrohet, do e analizojmë këtë ndeshje, do shohim ku kemi mbetur. Por duhet të rreshtohemi për festë se në këto eliminatore kemi bërë ndeshje perfeke. Dy të fundit jo edhe aq. Po morëm atë që deshëm dhe jemi ku deshëm.
Para ndeshjes me Çekinë e kam pritur me shumë vështirësi nga dëmtimi, kam vuajtur shumë por kur kam ardhur këtu e kam shijuar ndeshjen e më dukej si të isha në fushë. Kemi një skuadër shumë të fortë, pa pasur parasysh kush luan më shumë e më pak, kanë të gjithë gisht në këtë sukses në këto eliminatore. Jam shumë i sigurt që nuk do jemi kalimtarë, në çdo pozicion kemi nga 3-4 lojtarë.
Nënvlerësim? Nuk e besoj se jemi profesionista. Kundër ekipeve të vogla është gjithmonë e vështirë të luash, edhe me Poloninë e Çekinë kemi bërë ndeshje të mirë. Kur luan me një ekip që luan futboll, e ke më të lehtë. Megjithatë, edhe me një pikë jemi të gjithë të lumtur dhe është e rëndësishme, na u desh fitorja për publikun. Por pasi u arrit qëllimi i vendit të parë, do e analizojmë ndeshjen”, tha Ismajli për ”SuperSport” pas ndeshjes.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"