Dy ndihmës nga Serbia, qëndron Kalari/ Trajneri i ri i Partizanit e nis nga… “Niko Dovana”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 27, 2024 | 19:40

Dy ndihmës nga Serbia, qëndron Kalari/ Trajneri i ri i Partizanit e nis nga… “Niko Dovana”

Aleksandar Veselinoviç nuk vjen vetëm te Partizani. Siç u pa edhe në stërvitjen e djeshme, trajneri i ri ka zbarkuar me dy ndihmës të tij.

TRAJNERI I PARTIZANIT LOGO

“Panorama Sport” mëson se Goran Lazareviç dhe Dragan Aniçiç do të asistojnë kryetrajnerin në këtë detyrë të re, që vjen pas afro një viti pauzë nga ana e tij.

Sakaq, pjesë e stafit teknik do të vijojë të jetë edhe Renaldo Kalari, i cili është pjesë e stafeve teknike që në vitin 2021, kur ekipin e drejtonte Ilir Daja. Ish-mbrojtësi do të jetë edhe “ura lidhëse” mes trajnerit të ri dhe lojtarëve. Pjesë e stafit teknik do të vijojë të  jetë edhe përgatitësi atletik, Luis Nabais. Portugezi i është bashkuar ekipit në qershor.

Nga dita e djeshme trajneri i ri i Partizanit, Aleksandar Veselinoviç ka nisur punën për vijimin e kampionatit. 54-vjeçari serb dje ka kryer stërvitjen e parë, teksa në ditët në vijim orientimi do të jetë tërësisht te sfida e radhës kundër Teutës në kampionat, e planifikuar të shtunën në orën 20:00.

GJK_3673-900x600

Ajo në “Niko Dovana” do të jetë edhe ndeshja debutuese e Veselinoviç si trajner i Partizanit. Më pas kampionati do të jetë një pauzë më shumë se 10 ditore, për të vijuar me ndeshjet kundër Dinamos dhe Laçit, përpara derbit të madh të kryeqytetit ndaj Tiranës. Dy nga tri javët e fundit të fazës parë janë “zjarr”, pasi përballë do të jenë ekipe si Egnatia dhe Elbasani, përveç Bylisit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"