Dy pyka dhe mbrojtësi i Barcelonës, Milani nis ofensivën e merkatos
Serhu Girasi i Shtutgartit është kthyer në objektivin kryesor të Milanit për merkaton e janarit. Ai ka një klauzolë 17 milionë euroshe dhe duket më i orientuar për t’u transferuar në Angli që në janar.
Dy javë më parë, Xhefri Monkada udhëtoi në Gjermani, ku u takua me homologët e Shtutgarit dhe me menaxherët e lojtarit. 18 gola në 15 prezenca mes kampionatit dhe Kupës së Gjermanisë, e kanë kthyer në shënjestër për shumë klube, ndërkohë që vetë afrikani duket i orientuar drejt kampionatit anglez.
Mbi situatën e tij rëndon edhe Kupa e Afrikës, ku ai do të luajë me Guinean dhe kjo e ndërlikon jo pak transferimin e 27-vjeçarit i cili shihet si zëvendësues i Zhirusë, por jo si një lojtar që mund të luajë në krah apo pas shpine.
Ndërkohë, sipas “Corriere dello Sport”, kuqezinjtë po ndjekin me interes edhe gjigantin e Monpeliesë, Akor Adams. Lojtari 192 centimetra i gjatë ka shënuar shtatë gola në 16 prezenca deri tani në kampionatin francez. Shërbimet e tij mund të sigurohen duke paguar një shumë të përafërt prej 10 milionë eurosh.
MBROJTJA – Përveç sulmit, edhe Milani do t’i kishte sytë te Klemo Lengle, qendërmbrojtësi i Aston Vilës, që e ka huazuar nga Barcelona.
Nisur nga dëmtimet e Çaut dhe Kalulusë, që pritet të mungojnë përkatësisht deri në shkurt dhe mars, kuqezinjtë po kërkojnë përforcime në merkaton e janari.
Mes profileve në vëzhgim është edhe lojtari 28-vjeçar francez, që deri tani ka bërë 5 paraqitje në Ligën e Konferencës. Rroga e tij mund të jetë një problem, pasi paguhet 6 milionë euro në sezon, por nëse shumica e saj merret përsipër nga katalansit, edhe Lengle do të ishte i kënaqur me një përvojë në Serinë A.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"