Dy raste të diskutueshme në Ballsh, Maletaj tregohet i saktë te Bylis-Elbasani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 30, 2024 | 18:49

Dy raste të diskutueshme në Ballsh, Maletaj tregohet i saktë te Bylis-Elbasani

Ndeshja mes Bylisit dhe Af Elbasanit ka pasur dy raste të diskutueshme për moviolë. Kryesor në këtë takim ishte Dorian Maletaj nga Tirana me dy asistenët nga Vlora, Kasa dhe Llukmani.

Bylis Elbasani

3’ Krosim nga e majta e sulmit, Qose e dërgon sferën në zonë, pretendohet për prekje me dorë nga Bruno, por që nga pamjet, lojtari i vendësve është në pozicion natyral dhe Maletaj ka vijuar lojën, përpos pretendimeve të miqve nga Elbasani për 11-metërsh. Kështu mund të themi se kryesori ka vepruar drejt.

25’ Tsague hyn në zonë dhe rrëzohet pas ndërhyrjes së Brunos, gjyqtari vlerëson gjithçka të rregullt dhe vazhdon lojën. Duke rishikuar edhe njëherë pamjet e aksionit, ndërhyrja e Brunos së Bylisit drejt sulmuesit të Elbasanit nuk është në limitet e një penalltie. Edhe në këtë rast, gjyqtari ka vepruar drejt.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"