Dy të kualifikuara dhe 3 të eliminuara nga Champions-i/ Rrezikon edhe skuadra italiane, njihuni me verdiktet zyrtare të mbrëmjes së sotme
Liverpuli dhe Barcelona janë dy skuadrat që kanë siguruar kualifikimin për në raundin pasardhës. Në rastin më të keq të mundshëm, skuadra e Slot, mund të përfundojë në vendin e 11-të, duke vijuar rrugëtimin nëpërmjet raundit “play-off”, ndërkohë që për sa i përket Barcelonës, katalanasit, në rastin më të keq të mundshëm, mund të përfundojnë në vendin e 19-të, ku mund të vazhdojnë rrugëtimin në Champions, nëpërmjet “play-off”.
Gjithsesi shanset janë të mëdha, që si Liverpuli ashtu dhe Barcelona të kapin një nva 8 vendet e para që të dërgon dNdërkohë plot 3 skuadra janë eliminuar zyrtarisht, pasi ndodhen në kuotën e 0 pikëve. Bëhet fjalë për Lajpcig, Slovan Bratislavës dhe Jang Bojs. Në “fije të perit”, duket edhe Bolonja. Skuadrës italiane do t’i duhet një mrekulli në 2 ndeshjet e fundit, për të shmangur eliminimin. irekt në fazën e 1/8-ve.
🏴 Liverpool secured the UCL knockouts, and in worst case the 11th place!
🇪🇸 Barcelona secured the UCL knockouts, and in worst case the 19th place!
❌ One of teams with 13 points can mathematically still finish out out the Top 24 (thus no official confirmation for any of them). pic.twitter.com/kDvmpbwRHU
— Football Rankings (@FootRankings) December 11, 2024
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"