Dylis është gati, por mungojnë dy titullarë. Ja formacioni i mundshëm i Egnatias kundër Laçit
Egnatia do të vuajë sot mungesën e kapitenit Renato Malota në mbrojtje dhe Albano Aleksit në mesfushë.Që të dy nuk janë të disponueshëm për shkak kartonësh, i pari për 4 të verdhë, kurse i dyti për të kuqin e marrë ndaj Dinamos. Janë dy titullarë të rëndësishëm për trajnerin Edlir Tetova, i cili mund të “ngushëllohet” me rikthimin e mbrojtësit Dylis nga skualifikimi që e la jashtë për ndeshjen e fundit.
Kampionët kanë disa lojtarë të ngarkuar me 3 kartonë, që rrezikojnë në vazhdim të kampionatit, nëse ndëshkohen sot në Laç. Bëhet fjalë për mbrojtësit Fangaj, Xhemajli dhe Alijev. Mungesa e Aleksit i hap rrugën aktivizimit të Ahmetajt, kurse për mbrojtjen mbetet për t’u parë zgjedhja e trajnerit Tetova mes tre lojtarëve që ka të gatshëm për qendrën.
Mbetet të shihet gjithashtu, nëse Ndreca do të kthehet në fushë si titullar apo jo, apo do ta nisë nga stoli. Vuthaj pritet të udhëheqë sërish sulmin.PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"