E ardhmja e Liridon Latifit, 30-vjeçari pranë akordit me klubin kuqezi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 21, 2024 | 19:17

E ardhmja e Liridon Latifit, 30-vjeçari pranë akordit me klubin kuqezi

Liridon Latifi është një futbollist i lirë pas “divorcit” me Tiranën. Futbollisti 30-vjeçar është në kërkim të një aventure të re, teksa emri i tij së fundmi është lakuar për një transferim të mundshëm te Shkëndija e Tetovës.  

latifi telushi

Në rast se palët arrijnë të gjejnë gjuhën e përbashkët, Latifi, pritet të jetë afrimi i radhës te klubi kuqezi, që ka si objektiv fitimin e titullit kampion.  

Vlen të theksohet fakti se Latifi është aktivizuar me Skënderbeun, Vllazninë dhe Tiranën në elitën e futbollit shqiptar. Ai numëron edhe 5 ndeshjen me fanellën e Kombëtares shqiptare si dhe 12 me Shpresat.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"