E ardhmja e Stiven Shpendit, në skenë del skuadra e Serisë B

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 5, 2024 | 19:53

E ardhmja e Stiven Shpendit, në skenë del skuadra e Serisë B

Karareze sapo është promovuar në Serinë B dhe po përgatitet për të formuar ekipin për sezonin e ri, me objektivin për të qëndruar në kategori.

shpendi inter

Sa i përket sulmit, drejtuesit e klubit kanë menduar për Stiven Shpendin, i cili është pjesë e Empolit në Serinë A dhe po blihet me disa këste nga Çezena.

Dymbëdhjetë paraqitje dhe asnjë gol sezonin e kaluar, sulmuesi i Shpresave ka gjetur pak hapësirë te toskanët dhe po mendohet që të kalojë në një skuadër e një niveli më poshtë për t’u përgatitur për elitën. Ndërkohë, Karareze ka shprehur interesim për shqiptarin 20-vjeçar, megjithëse negociatat me drejtuesit e Empolit nuk janë edhe aq të lehta.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"