E ardhmja larg Sitit? De Bryjne: Kam qenë këtu për gati 10 vjet, është shtëpia ime dhe të gjithë e dinë…
Mesfushori i Mançester Sitit, Kevin de Bryjne foli për mediat pas fitores 4-1 kundër Uest Hamit.
“Po, ne bëmë më mirë se herën e kaluar. Mendoj se kemi pasur momente të mira dhe të tjera më pak të mira, kur humbëm ritmin dhe energjinë, por të fitosh ndeshjen e parë të vitit 2025, është diçka shumë e mirë.”
Ngjitja në renditjen e Premier Ligës…
“Po përpiqemi. Sigurisht që ky sezon është i vështirë për shumë arsye të ndryshme, por shpresojmë të bëjmë më mirë, unë personalisht shpresoj të gjej sërish gjendjen time më të mirë. Të filloj të ndihem më mirë është gjëja më e mirë që mund të bëj. A kam menduar ndonjëherë të luaj 400 ndeshje vetëm për një klub? Jo, jo në të vërtetë. Mendoj se sa lojtarë kanë luajtur në këtë ekip, në këtë nivel, duket se tregojnë se kanë qenë të aftë për të bërë mirë. Dhe është vërtet shumë bukur, nuk kam asgjë tjetër për të thënë për gati 10 vjet, është shtëpia ime, të gjithë e dinë dhe shpresoj të bëj gjëra të mira këtë vit.”
Dedikimi për Savinjon, i cili dha dy asiste për dygolëshin e Haland…
“Ai kishte shumë momente në të cilat bëri shumë mirë. Mendoj se e nisi shumë mirë sezonin, duket se ka rifituar vetëbesimin e tij javën e kaluar, dhe pati një paraqitje vërtet të mirë”, përfundoi belgu.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"