E BUJSHME/ Arrihet akordi, Ballkani e gjen trajnerin në Shqipëri! Ja kush do të jetë zëvendësuesi i Ilir Dajës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 4, 2024 | 23:15

E BUJSHME/ Arrihet akordi, Ballkani e gjen trajnerin në Shqipëri! Ja kush do të jetë zëvendësuesi i Ilir Dajës

Në Kosovë nuk kanë dyshime, Artim Pollozhani do të jetë trajneri i ri që do të pasojë Ilir Dajën te Ballkani.  

POLLOZHANI

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari kosovar Lorik Gashi, i cili njofton se zyrtarizimi i tij pritet të ndodhë shumë shpejt.  

Pollozhani, i cili së fundmi mbante postin e drejtorit sportiv te Flamurtari i Vlorës, ka qenë edhe më parë pjesë e Ballkanit si ndihmës-trajner, mirëpo ishte larguar nga kampioni i Kosovës për shkak të mosmarrëveshjeve me Ilir Dajën. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"