E BUJSHME/ Ish-futbollisti i Egnatias transferohet te francezët e Lens për shifrën e majme
Ish-mesfushori i Egnatias, Hamzat Ojediran ka hedhur një hap të madh në karrierë, duke u transferua nga skuadra e Debreçen drejt francezëve të Lens.
Plot 1.8 milionë euro i ka kushtuar klubit të Lens, tranasferimi i mesfushorit 20-vjeçar, i cili do të jetë tashmë pjesë e elitës së futbollit francez.
Një akademi futbolli në nigeri, Egnatia dhe Debreçeni, janë 3 skuadrat ku Hamzat ishte aktivizuar më herët.
Aventura e tij me klubin rrogozhinas zgjati shumë pak. I ardhur në “pikun” e verës së nxehtë të vitit të vitit 2022, futbollisti pak ditë para se të mbyllej viti 2022, mori një ftesë nga përfaqësuesja U-21 e vendit të tij dhe KF Egnatia i dhë lejen futbollistit, sipas klauzolave të kontratës, që ai t’i bashkohet “Shpresës” nigeriane. Pas mbylljes së vitit 2022, Ojediron Hamzat nuk u kthye më tek Egnatia, duke firmosur për Debreçenin.
Në 10 ndeshje që luajti për ngjyrat jeshilzeza të Egnatias, nigeriani Ojediron Hamzat do të mbahet mend edhe për 4 kartonë të verdhë, pasi nga natyra tregonte se ishte një lojtar shumë impulsiv.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"