E BUJSHME/ Juventusi gjen akordin me Prokurorinë Federale, nesër procesi i përshpejtuar me dy javë
Një lajm i bujshëm vjen nga Italia, ku raportohet se Juventusin që ka gjetur akordin me Prokurorinë Federale të FIGC për të shmangur penalitetet e rënda.
Sipas “La Gazzetta Dello Sport”, bardhezinjtë dhe prokurori që po heton çështjen, kanë gjetur një gjuhë të përbashkët mbi dënimin e hetimit të dytë të hapur për Juventusin, atë të manovrës së rrogave. Përveç plusvalencave, për të cilat u dënuan me heqjen e 10 pikëve në renditje, torinezët po hetohen edhe për fshehjen e rrogave që kanë paguar në të zezë dhe akorde të paligjshme me klube të tjera duke manipuluar bilancet.
Gazeta italiane bën të qartë se Juventusi dhe Prokuroria kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe kanë rënë dakord mbi dënimin që duhet të marrin bardheznjtë, pasi procesi i parashikuar për datën 15 qershor, është afruar për ditën e nesërme.
Sipas saj, pritet një gjobë e majmë për Juventusin, ose heqja e pak pikëve, 2 të tilla, që nuk lënë përfundimisht jashtë Europës skuadrën, edhe pse praktikisht e zbresin në Ligën e Konferencës.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"