“E bukura e kampionatit është ‘lufta’ për kreun”, drejtori i Juventusit: Na duhet kohë, por ëndërrojmë titullin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 13, 2024 | 9:44

“E bukura e kampionatit është ‘lufta’ për kreun”, drejtori i Juventusit: Na duhet kohë, por ëndërrojmë titullin

Pushimi i Kombëtareve vlen për klubet të bëjnë një analizë të situatës deri tani, por gjithashtu edhe për drejtuesit për të shtuar pak fokusin te merkato.Cristiano-Giuntoli-JuventusKristiano Xhuntoli në këtë moment po i bën të dyja te Juventusi edhe po analizon edhe po shikon opsionet që i sjell tregu i transferimeve. Në një intervistë për “Sky Sport” drejtuesi i “Zonjës së Vjetër” ka bërë një analizë të situatës ku ndodhet Juvja aktualisht duke e nisur nga merkato dhe emri më i përfolur është Milan Shkriniar.

“Në këtë moment jemi duke parë në përgjithësi. Merkato e janarit është e veçantë në raport me merkaton e verës. Ne jemi duke vlerësuar disa opsione, por do të presim momentin e duhur për të ndërhyrë, atëherë kur të piqen kushtet. Për momentin ne nuk kemi marrëveshje me asnjë, por lojtari që do të afrohet, duhet të jetë i disponueshëm dhe gati për të qenë i rëndësishëm në një skuadër të madhe si Juventusi”.

KAMPIONATI- “Gjëja e bukur e këtij kampionati është se janë shumë skuadra që po luftojnë për kreun. Kjo gjë shton interesin te kampionati dhe i mban të gjithë në tension. Ne kemi ende nevojë për kohë. Kemi pasur disa dëmtime që na kanë penguar, por falë punës së trajnerit dhe të gjithë djemve jemi ende aty sepse nuk duhet të ndalojmë kurrë së ëndërruari”.

MOTA- “Ne jemi shumë të kënaqur me mënyrë se si po punon Tiago Mota dhe lojtarët. Jemi të lumtur me impenjimin dhe dedikimin që ata po i kushtojnë kësaj pune. Kemi ndryshuar shumë gjëra, e kemi filluar pothuajse nga zero dhe jemi skuadra e dytë më e re e kampionatit. Megjithatë, duhet të mendojmë javë pas jave. Jam i bindur se me punë do të shkojmë shumë më lartë”.

LOKATELI- “Është një djalë i jashtëzakonshëm, serioz dhe punon mirë. Ka inteligjencë në fushë dhe di si të lëvizë. Filozofia e Motës mund t’i nxjerrë në pah karakteristikat më mirë dhe këtë gjë e ka vërtetuar”.

SAVONA- “ Jemi të lumtur dhe shumë krenar për të. Është një lule që është rritur në botën e Juventusit. Ka aftësi të mira teknike, fizike dhe morale. Është një djalë i një kohe tjetër. Falënderojmë Juventusin që e rriti, por mbi të gjitha falënderojmë atë që ka punuar për të qenë Savona që është sot. Nëse mendoj edhe për vitin e kaluar, rritja e tij është shumë e shpejtë.”

JILDIZ- “Fanella me numrin 10 ka një peshë të rëndë te Juventusi. Kemi shumë besim tek ai dhe tek aftësitë që ka. Megjithatë, është një djalë i lindur në vitit 2005 dhe duhet të presim kohën e duhur për të bërë hapin cilësor. Ka nevojë për durim, është i ri dhe pse po bën shumë mirë”, tha ndër të tjera Xhuntoli.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"