“E di pse kam ardhur këtu”, Sedloski në prag të sfidës me Egnatian: Nuk dorëzohem, shkojmë në finale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 9, 2023 | 15:55

“E di pse kam ardhur këtu”, Sedloski në prag të sfidës me Egnatian: Nuk dorëzohem, shkojmë në finale

Vllaznia do të luajë nesër në transfertë me Egnatian në ndeshjen e kthimit për gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Në prag të kësaj sfide, trajneri i kuqebluve Goce Sedloski ka dalë në konferencë për shtyp. Ai është shprehur se pavarësisht mungesave do të tentojë deri në fund kualifikimin për në finale.

bvm nbv

“Kanë mbetur edhe 4 ndeshje deri në përfundim të kampionatit. Si çdo tjetër, edhe ndeshja e nesërme është shumë e rëndësishme. Duhet të mbledhim mendjen, pasi është fundi i kampionatit. Dua ta luajmë ndeshjen sa më mirë të jetë e mundur.

Duhet të jetë një ndeshje krejtësisht tjetër nga ato që kemi bërë në kampionat, edhe pse kemi shumë mungesa. Egnatia është një ekip shumë i mirë, e dimë çfarë humbjesh na kanë shkaktuar. Kemi mungesa si Gurishta, Balaj, Smajli, por ato lojtarë që kanë mbetur duhet të tregojnë karakter, të japin energji, ta justifikojnë fanellën të cilën po mbajnë veshur.

Nga Vllaznia të gjithë presin Europën dhe besoj se do ia dalim. Jam person që nuk dorëzohem derisa të arrij qëllimin dhe kam shumë besim se do ja dal me këtë ekip. Këtë mundohem ta transmetoj te të gjithë lojtarët sa herë më jepet mundësia. E di pse kam ardhur këtu.

Me gjithë mungesat dhe grupin është shumë e vështirë. Jam i detyruar të vendos lojtarë në pozicione në të cilat ato vetë nuk kanë luajtur më parë. Në futboll nuk ka ‘nuk mundem’. Secili do të përmbushë detyrën që i cakton trajneri. Nuk i pranoj justifikime të tilla”, deklaroi trajneri Sedloski.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"