“E dinim që do të ishte ndeshje e vështirë dhe e ‘pistë’”, Bordin i gëzohet fitores së Elbasanit: Vlen dyfish

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 29, 2024 | 18:27

“E dinim që do të ishte ndeshje e vështirë dhe e ‘pistë’”, Bordin i gëzohet fitores së Elbasanit: Vlen dyfish

Trajneri I Elbasanit, Roberto Bordin, i është gëzuar suksesit 1-0 të skuadrës së tij ndaj Bylisit, në një ndeshje që ai e ka cilësuar si të tillë ku pikët vlenin dyfish.

bandicam 2024-09-29 18-16-51-240

“E dinim që do të ishte një ndeshje e vështirë dhe e “pistë’, që vlen dyfishin se është e vështirë ta fitosh. Kishim edhe sot problemin e konkludimesh se krijuam mundësi por nuk shënonim. Një skuadër e cila ka bërë mirë, të vështirë, ndaj një ekipi të fortë që luajti mirë. Por në fund goli vlerësoi rastet që kishin krijuar në dy pjesët e lojës.

U munduam të bënim ne ndeshjen, nuk ishte e thjeshtë, por përtej imponimit të lojës, edhe u mbrojtëm mirë. Pësuam vetëm një traversë në një goditje dënimi pas një devijimi dhe Razak vetëm një ndërhyrje ka bërë. E thashë që ishte ndeshje e vështirë që duhet ta fitonim dhe e bëmë. Telushi bëri mirë, ata që hynë dhanë një kontribut. të  pesë ndryshimet bënë mirë.

Si fillim po kthehen të gjithë nga dëmtimet, shpresojmë që Azemoviç të rikuperojë sa më shpejt, Një trajner është i lumtur kur ka në dispozicion shumë lojtarë dhe ka vështirësi zgjedhjesh. Objektivat pastaj do i mendojmë por t’i gëzohemi kësaj ndeshje dhe mendojmë të tjerat”, tha Bordin për RTSH pas fitores.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"