E do Liverpuli, Turam i premton dashuri Interit: E adhuroj “San Siron”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2024 | 21:27

E do Liverpuli, Turam i premton dashuri Interit: E adhuroj “San Siron”

Markus Turam është një djalosh me botë, kurioz dhe udhëtar si babai i tij Lilië. Francez, por edhe pak italian. Ka lindur në Parma, por është rritur në Katalonjë. Fëmijërinë e ka kaluar në Torino, ndërsa golat e parë i ka shënuar aty në rrethina.

turam

Tani është bërë milanez dhe i dashuruar me “San Siron”. Kështu është i ndërtuar ai sulmues, një person që fluturon lule më lule. Ka nisur të ndryshojë shumë qytete për të ndjekur babanë e tij kampion, por edhe kur e mori vetë nën kontroll jetën e tij nuk u ndal së udhëtuari. Por duket se ka gjetur vendin e preferuar. Jeton në Milano prej një viti e gjysmë.

Zemra filloi t’i rrihte fort në ndeshjen kundër Italisë që u luajt pikërisht në “shtëpinë e tij”. Pasi mundi Italinë dhe zbriti nga froni “vëllezërit” e tij Barela, Bastoni, Fratezi dhe Dimarko, Turam u ndal në zonën miks të stadiumit me një pasion të madh: E dua këtë stadium. E dua ‘San Siron’”, ka thënë me një buzëqeshje të madhe.

LIVERPULI- Kjo deklaratë peshon shumë, sidomos për momentin kur u tha. Interi duket shumë lart atij të vitit të kaluar, por edhe ai pasi e nisi sezonin në mënyrë fantastike nuk shënon në shtëpi prej një muaji e gjysmë. Duket shumë nisur nga fakti që në 7 ndeshjet e para, Markus shënoi 7 gola. Pas tripletës me Torinon më 5 tetor, u ndalën festimet në shtëpi.

Por përtej golave, një pjesë të produktivitetit sulmues të Inzagit e krijon vetë ai. Sidomos në këtë periudhë kur Lautaro Martinez është në rënie. Nga Markus kanë ardhur penalltitë, progresionet dhe sulmet drejt kundërshtarëve.

Rritja e tij është evidente sepse një vit më parë francezi ishte thjesht një bast i merkatos, ndërsa tani është shndërruar në një prej sulmuesve më të fortë të kontinentit. E shohin kudo, mbi të gjitha në Premier Ligë, ku Liverpuli prej kohësh ka menduar për të. Stafi i Turamit dhe ai vetë e di mirë sa shumë e kërkojnë, por po reziston. Për më tepër miqësia me Kiezën nuk e josh për t’u larguar nga Milano.

TITULLI- Interi ia ka rinovuar kontratën sulmuesit francez dhe ai ka një klauzolë prej 85 milionë euro. Por dashuria për ngjyrat zikaltër dhe për stadiumin e bëjnë që të jetë i fokusuar në këtë aventurë. Për momentin, Turami sheh vetëm Interin dhe ka në mendjen e tij një mision të qartë: të udhëheqë skuadrën më shumë sesa vitin e kaluar, të fitojë sa më shumë terren dhe të jetë protagonist.

Kërkon që të thyejë rekordin e golave personalë, që për momentin janë 16. Për momentin është ndalur në 8. Një dëmtim i lehtë në kavilje kundër Torinos sigurisht që e ka tronditur disi nisjen perfekte të sezonit. Të shtunën do të rikthehet Seria A dhe Interi luan me Veronën, por Markus është i lumtur që tani nga ideja që u stërvit.

“Kundër Italisë ishte një ndeshje speciale për mua. Luaja kundër vëllezërve të mi. Ishte diçka e çuditshme. Dua më të mirën e të gjithëve dhe do të ritakohem me kënaqësi”, tha Markus. Kefren, që është vëllai i tij i gjakut, i dëgjon me çudi këto fjalë 150 kilometra më larg, në Torinon e dashur të babait. Pjesa tjetër e fjalëve të tij lidhet me objektivat që ka.

“Kisha një betejë të madhe me Buonxhornon. Një javë më parë më markoi mirë në kampionat në Inter-Napoli. Shpresoj që dëmtimi i Çalhanoglusë të mos jetë i rëndë dhe të rikthehet shpejt”, tha francezi. Më tej, ai foli edhe për ndjesinë e rikthimit. “I trembesha ndonjë fërshëllime në këtë stadium që do të ishte thikë në zemër për mua, por më pritën mirë. Prandaj jam i dashuruar”, tha Turam.

Përgatiti: GENTJAN ALINANI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"