“E dominuan Ukrainën, mund të shënonim 3-4 gola”, Ismajli: Nuk kam qenë mirë mentalisht, por zgjedhjen e Silvinjos në Europian e pranova me sportivitet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 7, 2024 | 23:12

“E dominuan Ukrainën, mund të shënonim 3-4 gola”, Ismajli: Nuk kam qenë mirë mentalisht, por zgjedhjen e Silvinjos në Europian e pranova me sportivitet

Mbrojtësi i Kombëtares, Ardian Ismajli, bëri një paraqitje fantastike ndaj Ukrainës, teksa shënoi edhe golin e barazimit. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, futbollisti kuqezi u shpreh:  

bandicam 2024-09-07 23-08-19-782

“Kemi besuar që kemi mundësi të fitonim. Është grupi i njëjti nga Europiani. Kemi dominuar Ukrainën. Kishim mundësi të bënim 3-4 gola. E meritonim plotësisht. Në 15 minutat e fundit është normale të tërhiqej skuadra, se duhet të mbronim rezultatin dhe ia dolëm të merrnim 3 pikë. 

Unë jam profesionist, është e vërtetë që nuk kam pasur minuta në Europian, e pranova zgjedhjen e trajnerit me sportivitet. Unë gjithmonë kam dhënë maksimumin si në ekip edhe në Kombëtare, do ta bëj deri në fund këtë gjë. Mentalisht kam qenë jo mirë, e rëndësishme është që pushuam, u rikthyem te skuadrat tona dhe u rikthyem si profesionistë të vërtetë.  

Isha pranë golit të dytë, më të rëndësishme ishin ato që prita në mbrojtja. Kur shënuam 2-1 Ukraina na sulmoi shumë dhe bëra shumë ndërhyrje”, u shpreh Ismajli për “Klan Kuq e Zi”. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"