E ëma e Rabio i përgjigjet Tiago Motës: Kthimi te Juventusi nuk ka qenë kurrë opsion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2024 | 19:14

E ëma e Rabio i përgjigjet Tiago Motës: Kthimi te Juventusi nuk ka qenë kurrë opsion

“Nuk më ka telefonuar, lexoj shumë aludime por shpresoj që të gjejë një klub ku të jetë i lumtur”. Me këto fjalë trajneri i Juventusit Tiago Mota komentoi një ditë më parë situatën e Adrien Rabio i cili në mënyrë të çuditshme ka mbetur pa skuadër pas largimit nga bardhezinjtë.

adrien-rabiot-juventus-2023-1687872405-110140

Fjalë të cilat praktikisht mbyllnin rrugën e një kthimi të mesfushorit te bardhezinjtë. Por duket se edhe në vetë kampin e mesfushorit të mbetur pa ekip, nuk kanë menduar për një kthim në Torino.

E ëma e futbollistit, Veronik, e cila është njëkohësisht edhe menaxherja e tij, ka komentuar këto fjalë për “L’Equipe”, duke theksuar se prapakthehu te Juventusi nuk merrej në konsideratë.

“Nuk është nevoja të mbyllë kush derën për një kthim, kthimi te Juventusi nuk ishe një opsion që po merrej në konsideratë. Kur ne marrim vendim, marrim të gjithë përgjegjësitë. Çfarë të ardhmeje për të? Do të vendoset në ditët e ardhshme”, tha mamaja e lojtarit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"