E kalon vetëm një sulmues, Ardian Ismajli ka notën mesatare të dytë më të lartë në Serinë A në këtë sezon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 1, 2024 | 15:06

E kalon vetëm një sulmues, Ardian Ismajli ka notën mesatare të dytë më të lartë në Serinë A në këtë sezon

Starti i këtij sezoni për Empolin në Serinë A ka qenë i shkëlqyer me 10 pikë të siguruara nga kjo skuadër në këto ndeshje të parë ku sidomos mbrojtja duhet lavdëruar pasi ka pësuar vetëm 2 gola në 6 takime. Dhe një nga emrat më ët spikatur, është padyshim Ardian Ismajli.

ISMAJLI

Paraqitjet e tij kanë qenë mbresëlënëse duke e rreshtuar mbrojtësin shqiptar mes më të mirëve në këtë start të sezonit dhe kjo reflektohet edhe nga notat me të cilat është vlerësuar nga mediat e ndryshme përtej Adriatikut për atë që ka dhënë në fushë.

Sipas përllogaritjeve të portalit të njohur “Tuttomercatoweb” për notat e lojtarëve që ka vendosur në këto 6 javë të para, rezulton se Ismajli është futbollisti i dytë me notën mesatare më të lartë mes protagonistëve në Serinë A.

Denis Man i Parmës man vendin e parë me notën mesatare 6,75. Pas tij janë pesë futbollistë me notën 6,7 me në krye Ismajlin i cili renditet përkrah Niko Paz, Kastejanos, Buonxhorno dhe Meret. Një vlerësim i jashtëzakonshëm për mbrojtësin shqiptar, por edhe një vërtetim se futbollisti aktualisht po kalon ndoshta momentin më të mirë të karrierës së tij dhe nuk është rastësi që është kthyer përsëri në një pikë kyçe në prapavijën e Kombëtares shqiptare.

Lista e Tuttomercatoweb

Lista e Tuttomercatoweb

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"