E kërkojnë Reali dhe Siti, Bajerni nis menjëherë negociatat me Musialën për rinovimin
Bajern Mynich thuhet se i ka ofruar vazhdim të kontratës Xhamal Musiala. Siç theksuan kohët e fundit anëtari i bordit të bavarezëve Maks Eberl dhe shefi Jan-Kristian Dresen, gjigandët nga Mynihu janë të vendosur të mbajnë Musialan për një afat të gjatë.
Sipas Fabricio Romano, Bajern tashmë i është afruar 21- vjeçarit me një ofertë fillestare të kontratës, me bisedime të lira për një zgjatje përtej 2026 që thuhet se kanë ndodhur. Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të drejtuesve, një zgjatje nuk ka gjasa të arrihet brenda së shpejti. Rekordmenët e Gjermanisë thuhet se janë të përgatitur t’i ofrojë Musialës “para vërtet të rëndësishme” për ta bindur atë të qëndrojë me klubin që shpreson të bjerë dakord për një marrëveshje të re afatgjatë, përpara verës së 2025, për të shmangur hyrjen e lojtarit në vitin e fundit të kontratës.
Të gjitha klubet e tjera kryesore, përfshirë Real Madridin dhe Mançester Sitin, po monitorojnë situatën e Musialës dhe janë gati të bëjnë një lëvizje nëse bavarezët nuk arrijnë një marrëveshje me të.
VLERA – Mediumi ekspert i kartonit të lojtarëve “Transfermarkt” e kuoton Musialën jo më pak se 130 mln euro, sëbashku me Florian Vic ata janë dy nga futbollistë më të shtrenjtë në Bundesligën gjerman. Por nga krahu tjetër nëse ai nuk pranon të zgjasë bashkëpunimin me bavarezët, Reali dhe Mançesteri i Pep Guardiolës i kanë arkat e fuqishme për të kryer një operacion të kësaj përmase.
Në prononcimin e fundit për media pas ndeshjes me Holandën, kur u pyet mbi të ardhmen, Xhamal tha se “jam i lumtur te Bajerni, por në futboll gjithçka mund të ndodh”, duke i shtuar akoma më shumë dyshimet.
Përgatiti: SAIMIR MBËRSI – PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"