E kërkonte e gjithë Europa, sulmuesi i larguar nga Mançester Junajtid përfundon te… Strakosha

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2024 | 11:40

E kërkonte e gjithë Europa, sulmuesi i larguar nga Mançester Junajtid përfundon te… Strakosha

Një lajm i bujshëm vjen nga Greqia ku sot pritet zyrtarizimi i Antoni Marsial si lojtari më i ri i AEK-ut të Athinës. Klubi ku luan edhe portieri i Kombëtares shqiptare Thomas Strakosha, bëhet gati të presë sulmuesin e njohur francez, i cili gjatë verës u largua nga Mançester Junajtid.

marsial rashford

Marsial kishte qenë opsion për shumë klube të ndryshme në Europë, të gatshëm të siguronin shërbimet e tij, por për një arsye apo një tjetër, të gjitha negociatat dështuan dhe në mbylljen e merkatos së verës, ai e pa veten përsëri pa ekip. Francezi po bisedonte me Flamengon, por kërkesat e tij të larta financiare bënë që brazilianët të tërhiqeshin.

Tani mediat greke raportojnë se ai ka një akord më AEK që i garanton rreth 7,5 milionë paund në 3 vite, teksa pritet që sonte në darkë të mbërrijë në Athinë. Ai do të vihet nën urdhrat e trajnerit Matias Almejda në një klub ku luan edhe një tjetër emër i njohru në repartin e avancuar, argjentinasi Erik Lamela.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"