“E kishim punuar në stërvitje”, autori i golit për Tiranën: Kampionati shqiptar është më i fortë se ku kam luajtur në Greqi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2024 | 21:52

“E kishim punuar në stërvitje”, autori i golit për Tiranën: Kampionati shqiptar është më i fortë se ku kam luajtur në Greqi

Edison Kola u bë protagonist në ndeshjen e Tiranës me Elbasanin, teksa ishte pikërisht mbrojtësi ai i cili shënoi për bardheblutë në barazimin 1-1 në vijimin e një goditje nga këndi.

edison kola

“Sigurisht ne punojmë në stërvitje këto gjera. Isha unë aty në atë moment që më erdhi topi dhe shënova. Jam shumë i lumtur, por jo me rezultatin se deshëm fitoren.

Kemi punuar në stërvitje me formacionin, ishin edhe lojtarët që kishim në dispozicion dhe kjo është arsyeja pse luajtëm kështu. Ky është stili im i lojës, kam luajtur edhe në mbrojtje me tre, edhe me katër.

Ndryshimi nga Greqia? Është më fizik futbolli shqiptar dhe ka shumë lojtarë të mirë dhe sigurisht është një nivel më i lartë se unë kam qenë në kategori të dytë në Greqi. Por besoj se është një kampionat shumë i fortë”, tha Kola për RTSH pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"